Ermal Mamaqi, 'blerja' e fundit e Tv Klan
Tashmë është zyrtare!
Personazhi i njohur i humorit ka braktisur “Digitalb” për një kontratë të re me Tv Klan.
Ermal Mamaqi është kapur sot “mat” në ambientet e televizionit Klan, teksa mbyllte detajet e fundit të sezonit të ri, me presidentin e këtij televizioni, Aleksandër Frangaj.
Sipas portalit ''lapsi'', bëhet fjalë për të njëjtin format që Ermali drejton suksesshëm prej kohësh.
“6 ditë pa Ermalin” pritet të nisë transmetimin prej shtatorit në Tv Klan.
Megjithatë, mbetet e pa qartë dita që ky emision do të shfaqet në ekran. Nëse do të vazhdojë të transmetohet si gjithnjë të premten….! Po te jete keshtu, ndoshta duhet të fillojmë të shqetësohemi për “Zonë e Lirë”?
Ermali falenderon....
Në një reagim në facebook, personazhi i njohur i ekranit ka shprehur vlerësimin dhe falenderimin e tij për bashkëpunëtorët.
"Faleminderit Digitalb...
Miq,
Ju falenderoj që më ndiqni, mua dhe artin tim.
Është vërtet fat dhe jam falenderues Zotit për jetën time.
Dua tju njoftoj së udhëtimi im në Platformën Gjigande Digitalb, ka përfunduar!
Nuk gjej fjalë të përshkruaj mirënjohjen që kam ndaj atyre njerëzve profesionistë që udhëheqin dhe punojnë në atë kompani kaq prestigjioze. Digitalb është vendi ku arrita majat e karrierës time. Vendi ku mu propozua ideja e asaj që do vazhdoj të jem në të ardhmen.
Në veçanti shpreh konsideratën më të lartë për Alban Jahon, një njeri i jashtëzakonshëm që udhëheq me një pasion që nuk e kam parë askund. Agim Poçari që më ka qëndruar pranë në këto 2 vite e gjysmë. Mikun tim skenarist/producent Koloreto Cukali më të cilin ndaj dhe i dedikoj shumë suksese të karrierës time. Skenaristin Besnik Mustafai. Gjithashtu falenderoj regjisorin e parë Redi Treni. Regjisorin e deritanishëm Indrit Cobani dhe koleget e tjerë që më kanë ndihmuar pa kursim të jem ky që jam. Stafin tim të ngushtë. Klisman,Arjan Shkëmbi,Lira,Landi,Andi,Blerina,Alda,Tilda,Besi,Bledi,Daniel,Flori,Genc Gjineci, etj.
Rrugëtimi im artistik tashmë vijon në një tjetër Televizion prestigjioz.
Me krenari jam i lumtur tju tregoj se nga shtatori i këtij viti unë do jem pjesë e TV KLAN.
Ju përgjigja me shumë gëzim ofertës që më bëri Aleksandër Frangaj dhe me jam entuziast që Emisioni në këtë televizion do marri një tjetër dimension...të paktën kështu me premtoi Frangaj... Kam besim.:)
Kështu pra miq...Nuk ju them dot më tepër por ju ftoj që në shtator të më ndiqni në TV Klan(kanali 41 në Digitalb).”, shkruan Mamaqi.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje