Dhunuan nënkryetarin e Qarkut, shpallen në kërkim nipërit e Arben Ndokës
Dhunuan nënkryetarin e Qarkut, shpallen në kërkim nipërit e Arben Ndokës
Publikuar me: 21 Shk 2017

Dy vëllezër, 18 dhe 21 vjeç, janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës si autorë të dyshuar të një sulmi fizik ndaj nënkryetarit të Qarkut Lezhë dhe ish-deputetit socialist, Agustin Marku.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje në dreke teksa 54-vjeçari Marku ka qenë para një lokali në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë.

Pas sulmit fizik, Marku u dërgua në Spitalin e Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Agustin Marku thotë se nuk ka dijeni për personat që e kanë sulmuar dhe për motivet e këtij akti.

News24 raporton se personat që e dhunuan janë nipërit e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Ata quhen Klajdi dhe Samuel Ndoka.

Materialet procedurale për dy vëllezërit u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Burimi: mapo.al Editor: Redaksia Online Lexuar 784 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI