Dhunoi të ëmen, këngëtarja shqiptare dënohet me 6 muaj burg
Dhunoi të ëmen, këngëtarja shqiptare dënohet me 6 muaj burg
Publikuar me: 06 Maj 2017

Këngëtarja e njohur shqiptare Eda Zari u shpall fajtore për akuzën “Dhunë në familje” dhe gjykata e dënoi me 6 muaj burg, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Një konflikt pronësie ishte bërë shkak i një maratone problemesh për këngëtaren e njohur shqiptare Eda Zari.

Mamaja e saj, Zhane Zari deklaroi publikisht se këngëtarja kishte marrë të gjitha pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet, pas vdekjes së babait të saj, Ismail Zari.

Akuzat, që asokohe bënë bujë në media, u shoqëruan me një përballje nënë e bijë, që sipas Zhane Zarit, degjeneroi me dhunë.

Pas këtij episodi, këngëtarja e njohur Eda Zari është paditur në Gjykatën e Tiranës për dhunë ndaj mamasë, e cila ka kërkuar edhe lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Kërkesa është regjistruar më datë 10 maj të vitit të kaluar dhe tashmë, procesi gjyqësor ka përfunduar.

“Bluetooth” i “Gazetës Shqiptare” ka arritur të sigurojë vendimin e gjykatës, i cili ka shpallur fajtore Eda Zarin, për akuzën “Dhunë në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burg.

“Asistuar nga sekretarja gjyqësore Gentiana Sadiku, me pjesëmarrjen e prokurores Aferdita Ndoi, sot me 14.04.2017, në Tiranë, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike çështjen penale, që i përket:

E Pandehur:*** dhe Akuzuar:  ***”, nis vendimi i gjykatës së Tiranës, e cila prej disa kohësh tashmë, me synim ruajtjen e anonimatit të të akuzuarve i fsheh emrat e protagonistëve, apo të dëshmitarëve që marrin pjesë në çështje.

Edhe në këtë rast, gjykata në vendimin që po botojmë më poshtë i ka fshehur emrat e Eda Zarit dhe mamasë së saj, Zhane Zari, megjithatë ne të “Bluetooth” kemi vërtetuar se bëhet fjalë pikërisht për to.

“Gjykata, pasi shqyrtoi çështjen me gjykim të zakonshëm, dëgjoi prokuroren e çështjes, e cila në diskutimet përfundimtare kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurës *** për veprën penale të ‘Dhunë në familje’, të parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me ***.

Mbi bazën e nenit 63 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimin e dënimit me detyrimin e të pandehurës të kryejë *** punë në interes publik.

Mbrojtësja e të pandehurit përfundimisht kërkoi deklarimin e pafajshëm të pandehurën *** për veprën penale parashikuar nga neni 130/a-1 të K.Penal ‘Dhuna në familje’, për shkak se nuk provohet se e pandehura të ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1262 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI