Dëshmia e huliganit: Donim ta vrisnim Zaevin, por s’patëm sukses
Dëshmia e huliganit: Donim ta vrisnim Zaevin, por s’patëm sukses
Publikuar me: 01 Maj 2017

Ekstremisti maqedonas që gjakosi keq Zoran Zaev në sallën e Kuvendit të Maqedonisë, pas zgjedhjes së shqiptarit Talat Xhaferri si kryeparlamentar ka treguar se donin ta vrisnin Zaevin, por nuk patën sukses.

“Unë isha pjesë e protestave edhe kur për ministër të mbrojtjes u zgjodh Talat Xhaferri, por edhe atë natë kur u zgjodh kryeparlamentar. Shkova në Kuvend për të parë të vdekur Zaevin. Unë isha atje për shqiptarët dhe për tradhtarët. Derisa të mundem, nuk do të lejoj që shqiptarët të udhëheqin me shtetin”, ka shkruar Antonio, pjesëmarrës në natën e tmerrshme dhe sulmit ndaj deputetëve, shkruan portali Dokaz.

Ai i pyetur nga një bashkëbiseduese në rrjetet sociale se dmth ka dashur të shoh të vdekur Zaevin, ai i është përgjigjur: “po për fat të keq kjo nuk ndodhi”.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1002 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI