Çfarë kanë të përbashkët Tom Doshi dhe Nikolla Gruevski
Çfarë kanë të përbashkët Tom Doshi dhe Nikolla Gruevski
Publikuar me: 21 Kor 2015

Pavarsisht se nuk kanë asnjë lidhje politike apo shoqërore mes tyre, deputetin e Shkodres Tom Doshi dhe Kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski duket se i bashkon dicka.

Ajo që arrihet për tu kuptuar nga objektivi i aparatit fotografik është se këta dy ballakanas i bashkon dashuria për syzet e shtrenjëta të së njëjtës markë madje.

Kështu vetem një ditë më parë mediat maqedonase raportonin për syzet mbi 60 mijë dollarëshe të kryeministrit Nikola Gruevski.

Ky i fundit ishte fotografuar në Izrael gjatë pushimeve të tij, teksa mbante syzë të markës së njohur “Maybach”, raporton Lapsi.al.

Por me sa duket, Gruevski nuk është i vetmi me këto syze të shtrenjta. Edhe deputeti socialist, Tom Doshi, i cili rezulton një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri, mban po të njëjtat syze, të markës “Maybach”. Të paktën kështu shihet në një prej fotove të tij.

Këto lloj syzesh për shkak të çmimit të lartë prodhohen në mënyrë të limituar.

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 950 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI