Ceremonia madhështore, Martohet Leka Zogu II dhe Elia Zaharia
Trashigimtari i fronit Mbretërorë Leka Zogu i II dhe e fejuara e tij Elia Zaharia janë kurorëzuar me martesë në ceremoni madhështore në Tiranë.
Edhe pse nipi i sh Mbretit të shqipërisë nuk gëzon asnjë status special të njohur nga shteti shqiptarë, atij ju atribua një shërbim i veçantë nga autoritetet politike dhe fetare.
Ceremonia e cila u mbajt në Pallatin e Brigadave (ish pallati mbreteror) nisi në orën 11:00 dhe u zhvillua në Sallën e Fronit, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën bekimin dhe nga përfaqësuesit e klerit në Shqipëri.
Ceremonia e mbrëmjes së dasmës mbretërore mes Princit dhe Princeshës është shoqëruar me këngë të Tefta Tashko Koços.
“Tirana është qyteti ku jeni njohur ku keni ushqyer miqësinë, respektin e ku i shfaqët dashurinë njëri-tjetrit. Tirana është vendi ku do të ngreni folenë”, u shpreh Veliaj në ceremoninë e bekimit.
Çifti mori bekimin e Myftiut të Komunitetit Musliman, të përfaqësuesit Ortodoks, Katolik, Bektashi, Protestant. “Në emër të Perëndisë, qofshi të bekuar”, thane ata.
“Këtë bashkim sot, miq e dashamirës të cdo etnie, me tituj pa tituj, urime do e shoqërojnë cdo ditë të jetës suaj. Shkëmbeni premtimet solemne”, tha Veliaj duke ftuar Princin dhe Elian t’i premtojnë njëri-tjetrit besnikëri, dashuri e harmoni.
Kryebashkiaku Veliaj: Ju Elia Zaharia, pranoni Princin Leka si bashkëshortin tuaj, në gëzim por dhe në hidhërim, në ditë të mira dhe të këqia, në pasuri por dhe në varfëri në ditët tuaja?
Elia Zaharia: Po!
Veliaj: Ju Princi Leka II, pranoni Elia Zaharia si bashkëshorten tuaj, në gëzim por dhe në hidhërim, në ditë të mira dhe të këqia, në pasuri por dhe në varfëri në ditët tuaja?
Princi: Po!
Pasi shkëmbyen unazat, dhe firmosën, Veliaj i shpalli; burrë e grua.
Pas këtij betimi, Elia Zaharia, do të mbajë mbiemrin Zogu.
FESTA
Dasma e Princ Leka Zogut me Elia Zaharian pas celebrimit nga kryebashkiaku Erion Veliaj kaloi një moment tjetër të veçantë; pritjen e të ftuarve dhe çiftit në Rezidencën Mbretërore.
Këngët dhe valle tradicionale shqiptare dhe një koktejl për të ftuarit krijuan një atmosferë elektrizuese. Vijnë në dasmë Mbretëresha e Spanjës, princër e princesha nga Austria, Belgjika, Egjipti, Gjeorgjia, Gjemania, Greqia, Italia, Irani, e më gjerë.
Hyjnë në rezidencë edhe prindërit e Elias; aktorja e njohur Yllka Mujo dhe babai i saj Gjergj Zaharia. Pas kaq vitesh larg njëri tjetrit ata po përjetojnë së bashku lumturinë për martesën e vajzës.
Rreth orës 1.00 të mesditës Elia Zaharia, princesha shqiptare hyn në rezidencë bashkë me Princ Lekën, tashmë të martuar para ligjit. Elia duket e bukur dhe madhështore. Ndërsa princ Leka është i lumtur.
Në ceremoninë e shkëmbimit të unazave, u vu re mungesa e politikanëve, por ra në sy Ramush Haradinaj nga Kosova.
Organizatore Sadije Berisha
Ish nusja e Sali Berishës, Sadije Berisha është një nga njerëzit më të angazhuar në dasmën mbretërore. Jo vetëm sepse është mikeshë e Elia Zaharia, por sepse Sadije Berisha është konsulente e familjes mbretërore suedeze, ku ajo jeton prej shumë vitesh. Ajo ka ardhur për të qenë e pranishme në të gjithë organizimin duke qëndruar në zemër të organizimit të evenimentit me disa kolegë të kualifikuar të traditave botërore.
Pritet që gjatë mbrëmjes, do të mbajnë fjalën e tyre, edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia, Princ Leka II dhe Princesha Elia, për ta finalizuar festën me çastin e tortës në orën 24.00.
Dasma e Princ Lekës me Elia Zaharian ishte ngjarja e ditës për kryeqytetin. Përveç pjesëmarrjes së figurave të familjeve mbretërore nga e gjithë bota, në ceremoni nuk kanë munguar edhe personazhe publike të Shqipërisë.
Rona Nishliu, Olta Gixhari, Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Rudina Magjistari, Marsela Çibukaj kanë qenë disa nga të ftuarit që kanë uruar çiftin Zogu.
Ardit Gjebrea ka shkruar: "Me princeshën Zaharia në ditën e saj të dasmës. Jetë të lumtur!"
"Jetë të lumtur e me shumë trashëgimtarë", ka shkruar Rudina Magjistari në postimin e saj.
Ndërsa Soni Malaj ka shkruar: "Shumë e lumtur për ty mikja ime. Të trashëgohesh dhe qofsh përjetë e lumtur me princin tënd".
Familjet mbreterore te huaja
Ndërsa të ftuarit e familjeve mbretërore nga e gjithë Europa ishin të shumtë siç tregohet edhe në listën e mëposhtme:
Austri
Duka Georg dhe Dukesha Eilika
Belgjikë
Princeshë Lea
Bourbon-Dy Siccili
Duka dhe Dukesha e Castro
Egjipt
Princ Ali
Gjeorgji
Princi Davit Bagrationi
Gjermani
Princi Georg Friedrich i Prusisë
Greqi
Princeshë Irena
Princ Michael dhe Princes Marina
Iran
Lart madhëria Farah Pahlavi
Itali
Princesha Maria Pia dhe Princesh Maria Gabriella e Savojës
Litenshtein
Prince Philipp dhe Princesh sabelle
Luksemburg
Princ Guillaume dhe Princesh Sibilla
Mal i zi
Princ Nikola II Petrović-Njegoš
Marok
Princesh Lalla Meryem
Portugali
Duka dhe Dukesha e Braganza
Rumani
Princesh Margareta dhe Princ Radu
Rusi
Dukesha Maria dhe Duka George
Serbia
Princ Alexander dhe Princesh Katherine
Spanjë
Madhëria e saj Mbretëresha Sofi
Thurn dhe Taxis
Princesh Gloria
Princesh Elisabeta
Mbretëri e Bashkuar
Princ dhe Princesh Michael e Kent
Disa nga familjet e tjera fisnike të ftuara në dasmën e Princit Leka dhe Elia Zaharia:
Princ Michel i Yugoslavia
Princesh Maria Theresa nga Bourbon-Parma
Austri Joseph Karl Habsburg dhe Dukesha Margarete
Dukesha Johanna Sophie e Austrisë.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje