Borxhet, Tirana në Kaos
Borxhet, Tirana në Kaos
Publikuar me: 29 Jan 2017

Kjo është periudha më e zezë që po kalon skuadra e Tiranës.

Problemet me tifozerinë dhe me pagesat e prapambetura po e çojnë drejt një kolapsi përfundimtar skuadrën me më shumë trofe në Shqipëri.

Data 31 janar është afati i fundit që bardheblutë duhet të paguajnë një shumë të prapambetur ndaj ish lojtarit Lek Kçira, futbollisti, i cili është aktivizuar vetëm në ndeshjen miqësore Tirana-Milan.

Bëhet fjalë për një lojtar kroat, i cili edhe pse ishte vetëm disa muaj pjesë e skuadrës bardheblu, ndaj tij rezulton një pagesë e prapambetur prej 15.000 eurosh, prej të cilave 5000 janë paguar dhe 10 000 të tjera ende jo.

Afati i fundit i pagimit të tyre është data 31 janar dhe nëse edhe për këtë nuk do të merren masat, Tirana nuk do të licensohet për sezonin e ardhshëm.

Me fjalë të tjera, do të përjashtohet nga kupat e Europës, pavarësisht pozicionit në renditje. Ky është penaliteti që ka kërkuar UEFA, nëse në rastin e pak ditëve më parë kishte kërkuar thjesht moslejimin e lëvizjeve në merkaton dimërore, masë që nuk lejoi Bakajn të luante me Tiranën për pjesën e mbetur të sezonit.

Kcira është një nga të shumtët futbollistë që në harkun e 6-7 viteve të fundit kanë paditur klubin e Tiranës në dhomën e zgjidhes së konflikteve në FSHF opse në FIFA – nëse kanë qënë të huaj – dhe shumica prej tyre I kanë fituar gjyqet dhe janë likujduar nga klubi.

Klubi I Tiranës pretendon se në harkun e këtyre viteve vendimet gjyqësore I kanë shkatkuar Tiranës një borxh total prej më shumë se 1 milion euro, nga të cilat 600 mijë euro janë likujduar.

Deri tani klubi ka arritur të evitojë dënimet në pikë, ndërkohë që I vetmi dënim që ka marrë në këto momente ështe për mos respektimin e ekzekutimit të datave të gjyqve ka qënë mbllokimi I merkatos për muajin janar 2017.

Nëse Tirana nuk ka qënë ose nuk do jetë korrekte me vendimet e gjyqeve atëherë mund të ketë dhe penalizime më të rënda.

Një situatë që nuk ndihmon aspak klubin bardheblu i cili e gjen veten të pambrojtur nga të gjitha aspektet, financiare dhe sportive.

Mungesa e merkatos dimërore e ka penguar përforcimin e ekipit, i cili me gjysmën e lojtarëve që u stërvit në Turqi, pasi gjysma tjetër nuk bëri dot stërvitjen e plotë, do ta ketë shumë të vështirë edhe mbajtjen e zonës së kupave të Europës, sepse çështja e titullit mund të konsiderohet zyrtarisht e mbyllur, nëse nuk do të gënjejnë më veten me shprehjen: "Matematika na e lejon".

Burimi: Top-channel. Tv Editor: Redaksia Online Lexuar 994 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI