Biskotat e internetit. Cfarë janë Cookie-t?
Biskotat e internetit. Cfarë janë Cookie-t?
Publikuar me: 31 Dhj 2016

Tashme ne cdo adrese interneti (sidomos ato te huajat) gjejme informativen qe na lajmeron se po vizitojme nje adrese qe ruan disa te dhena qe merr nga kompjuteri jone e më saktesisht nga programi me te cilin lundrojme ne internet, sic jane Chrome, EDGE (ish Internet Explorer) Microsoft, Mozilla Firefox etj.

Po cfare realisht keto programe (browser) mund te marrin nga kompjuteri jone

Te gjithe ne kur vizitojme nje adrese interneti ciladoqofte ajo, kompjuteri i jone i jep atij (adreses) adresen IP, llojin e programit qe po perdorim me te cilin po e vizitojme, adresen me te cilen arritem tek kjo faqe dhe disa te dhena te tjera por qe jo ne te gjitha rastet shfrytezohen nga poseduesi i adreses.



Cfare na japin ata (cookie)?

Nje tjeter aspekt eshte edhe cfare na japin adresat e internetit qe ne i ruajme ne kompjuter (padijenine tone). Te dhenat qe na japin jane jetesore per funksionimin e adresave te internetit. Per shembull: Kur ne identifikohemi ne Facebook, ajo merr adresen email dhe fjalekalimin verifikon nese jane te sakta dhe nese rezultojne te rregullta, Facebook regjistron ne kompjuterin tone disa kode qe na mbajne te identifikuar derisa ne largohemi nga kjo adrese me ane te 'Logout', komande e cila fshin ato te dhena ne kompjuterin tone te cilat na mbajten te identifikuar gjate kesaj kohe.
Keto te dhena qe Facebook regjistroi dhe mepas i fshiu ne kompjuterin tone quhen Cookie (shqip: biskota).

Por ne kompjuterin tone nuk mund te ruhen vetem te dhena identifikimi por edhe te dhena te tjera sic jane cfare adresash kemi vizituar, cfare kemi kerkuar ne google apo ne motore te tjere kerkimi, cfare te dhenash shkruajme kur plotesojme nje formulare online etj. Te gjitha keto te dhena varen nga ata qe programojne adresat e internetit nese duan te regjistrojne apo jo veprimet tona ne kompjuterin tone. Te dhenat qe ruhen ne kompjuterin tone mund te fshihen edhe nga ana jone, mjafton qe te shkojme tek konfigurimi i programit qe po perdorim per lundrim ne internet (Chrome, EDGE, Firefox etj.) dhe te gjejme butonin Delete Cookie (Fshij Cookie). Ne kete menyre kemi fshire te gjitha te dhenat qe adresat e internetit kane ruajtur ne kompjuterin tone.

Ne pjesen me te madhe te rasteve Cookie-t nuk jane keqadashese pasi ato ndihmojne zoteruesit e adresave te internetit te dine cfare na pelqen, cfare po kerkojme, per cfare jemi te interesuar etj.

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 1569 here

Tags: interneti

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI