Beniada Nishani, kush është mbesa 'hot' e Presidentit që po shkëlqen në Itali
Beniada Nishani (Jakic) është është një yll i ri në showbizin italian, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl.
E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali, 25-vjeçarja Beniada Nishani po spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.
Fotot e saj ku shfaqet sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës se është mbesa e Presidentit Bujar Nishani.
Për Vitin e Ri 2017 është protagoniste për kalendarin e Enrico Ricciardi-t, fotograf i famshëm nga Milano, që ka zbuluar disa “showgirl” të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri te Belen Rodriguez.
Pjesëmarrja e Beniadës si fotomodele e kalendarit të Ricciardi-t vjen pas eksperiencave të saj në “Catalogo di Moda” për Marino Fabiani, pjesë e koleksionit 2017, si dhe një tjetër projekti si fotomodele në Milano.
Ajo rrëfen për gazetën “Panorama” jetën e saj në Itali, dhe komentet që mori si mbesa shumë sensuale e Presidentit Nishani…
Në Itali njihesh si Beniada Nishani (Jakic). Cila është lidhja jote me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin?
E vërtetë është që shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Mund t’ju rrëfej se unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër. Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime). Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë boshnjakë, që u shpërngulën me forcë nga tokat e tyre prej serbëve. Dhe unë Jakic e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele.
Ishe vetëm 2 vjeçe kur familja jote u largua nga Shqipëria. Cila është lidhja jote me këtë vend?
Unë jam shumë krenare për origjinën e familjes sime me tradita shqiptare qysh nga stërgjyshi im, që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkë me Ismail Qemalin me shoqatën “VATRA” shkriu gjithë pasurinë e tij në mbështetje të shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjen e flamurit shqiptar më 28 Nëntor 1912. Ndaj u them shumë faleminderit gjithë bashkatdhetarëve për mesazhet e bukura që më kanë dërguar, pas intervistës sime të parë për median shqiptare.
Para pak ditësh mediat kanë shkruar lajmin se ju jeni në një lidhje dashurie. Si është e vërteta?
Jo, nuk është e vërtetë, pasi unë jam single. Ashtu si të gjitha vajzat, unë kam miq dhe mikesha, me të cilët shoqërohem.
Çfarë preferencash ke për djemtë, si do e dëshiroje partnerin?
Një njeri që duhet të jetë patjetër i sjellshëm, i sinqertë, me virtyte njerëzore dhe që vlerëson familjen.
Ke plan të martohesh së shpejti, edhe pse po i përkushtohesh karrierës?
Unë jam duke përfunduar një diplomë master aktualisht, në degën “Fashion Design” në Artet e Bukura, që do të thotë se kam kohë për këtë…
Fotografi Enrico Ricciardi, që zbuloi Nina Moric e Belen Rodriguez, të ka zgjedhur ty mes 12 yjeve në kalendarin “hot” 2017. Cila është tema e këtij kalendari?
Unë jam një nga 12 vajzat e kalendarit 2017, që doli në treg për Vit të Ri. Kalendari i bazuar në temën “12 muajt e vitit mes ushqimit dhe erotizmit” është frymëzuar nga “Food and Beverage” dhe do të prezantohet në Miami, në Florida, këtë muaj, në bashkëpunim me shef Ëalter Martino, i njohur në SHBA si “The million dollar chef”.
*********
KUSH ËSHTË BENIADA NISHANI, NGA KATALOGËT E MODËS TE “LE IENE”
Ajo ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për “Fashion Design”. Në vitin 2013 ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Italia”, duke marrë fashën e “Miss Ravenna 2013”.
Më pas ka pozuar për shumë fotografë të njohur, si Alberto Buzzanca, Federico Barbieri, Andrea Ponzelli dhe Enrico Riacciardi.
Ajo nuk është angazhuar vetëm në modë, por edhe në radio dhe televizion. Verën e kaluar ka qenë e ftuar shumë herë në radio 102.5 FM për të komentuar ndeshjet e Kombëtares shqiptare.
Kurse më 11 dhjetor 2016 prezantoi bashkë me Nadia Toffa, Matteo Viviani e Giulio Golia, një pjesë te “Le Iene” në Mediaset.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje