
Angelina Jolie kërkon divorcin nga Brad Pitt
Aktorja e famshme Angelina Jolie është në procedura ligjore për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, aktori Brad Pitt.
Lajmin e konfirmon TMZ me burime të saj.
Sipas kësaj faqeje, që është më e njohura në SHBA për zbulime ndaj VIP-ave, Jolie ka përfunduar proceduar ditën e hënë për t’u divorcuar nga Pitt.
Ajo madje kërkon që Pitt të mos ketë kontakt direkt fizik me fëmijët.
Kjo ka ngritur dyshimet se mos Pitt ka qenë një baba i dhunshëm.
Nga ana tjetër bëhet e ditur se Jolie nuk kërkon dëmshpërblim financiar nga Pitt.
Jolie dhe Pitt u martuan në gusht të vitit 2004.
Çifti ka 6 fëmijë – Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
