AMA parlajmëron Arjan Çanin: Jeni në kufijtë e pornografisë
AMA parlajmëron Arjan Çanin: Jeni në kufijtë e pornografisë
Publikuar me: 09 Maj 2016

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), i ka dërguar një shkresë Televizionit kombëtar Klan pas transmetimit dhe ritransmetimit të emisionit “Zonë e Lirë” për emisionin e fundit të muajit prill 2016.

Në shkresën e dërguar nga AMA për televizionin Klan thuhet: ''

Në Televizionin tuaj (tv klan), në datat 29 dhe 30 Prill 2016, pas marrjes së ankesave për shkelje flagrante që, në thelb, ngrinin shqetësimin e rregullave të etikës në transmetimet televizive.

Pas shqyrtimit të përmbajtjes nga ana e Këshillit të Ankesave, duke iu referuar pjesës së emisionit, nga ora 21:05-22:30, u evidentuan shkelje gjatë bisedës mes dy të ftuarave dhe moderatorit.

Konkretisht, janë përdorur shprehje të papërshtatshme, gjeste dhe performanca që shkelin etikën, të palejueshme për orarin e transmetimit.

Pavarësisht vendosjes së shenjës paralajmëruese (-16), gjatë emisionit mungonte kërkesa e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur e moderatorit për largimin e fëmijëve nga ekrani.

Madje, pati kërkesa të vazhdueshme për përsëritje të skenave dhe gjesteve që janë në kufijtë e pornografisë.

Ritransmetimi i emisionit, në datë 30 Prill 2016, nga ora 11:11, si dhe përfshirja e një kronike informative në edicionet e lajmeve në televizionin kombëtar “Klan” mbi performancën e dy të ftuarave në emisionin “Zonë e Lirë”, është në shkelje të plotë të Kodit të Transmetimit.

Për sa më sipër,

-mbështetur në nenin 33, pika 1, gërma (d) dhe (e) të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe në Kodin e Transmetimit të AMA-s, seksioni 1, “Parime themelore”, Seksioni 4, “Transmetimi i programeve informative” pika 4.8, “Seksioni 5, “Programet kulturore argëtuese, filmat dhe fëmijët”, si dhe në zbatim të nenit 133, pika 1, germa a;

-duke pasur parasysh kohën kur programi është emetuar në një televizion me licencë kombëtare e me impakt në publik;

AMA i ka tërhequr vëmendjen për të mos përsëritur raste të tilla, që bien ndesh me ligjin dhe Kodin e Transmetimit, në të kundërt, Autoriteti do të ndjekë procedurat për sanksion në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Në fakt, ky nuk është paralajmërimi i parë që bëhet në drejtim të drejtuesit të emisionit ''Zonë e Lirë''. Edhe kur ky emision zhvillohej në televizione të tjera, përformanca e drejtuesit Arjan Çani ka qenë objekt kritikash nga AMA dhe publiku për shfaqjet e tepruara me pullë të kuqe.

Burimi: mapo.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1035 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI