A është Tuna shtatzënë ?!
“Tuna është shtatzënë”
Ky është lajmi që ka pushtuar mediat rozë ditët e fundit.
Rubrikat e këtij zhaneri, pikë së pari i mbështesin dyshimet e tyre në faktin që Tuna nuk po shfaqet më në koncerte, madje sipas tyre ajo është shëndoshur tej mase.
Edhe pse ajo u shfaq sëfundmi në një videoklipit të ri me përmasa ''normale'', sipas mediave online një fakt i tillë nuk ka të bëjë.
Në bashkëpunim me Vig Poppën, Tuna shihet në super formë në videon e këngës “Zemra jem”, por sipas Express Rozë, kjo video është realizuar shumë kohë më parë.
Ndërkohë, burime pranë kësaj reviste kanë shprehur se Tuna prej shtatë muajsh është shtatzënë.
Ajo po mundohet ta fshehë këtë fakt, sepse babai i fëmijës është reperi Cozman, me të cilin Tuna që prej muajit mars nuk është më në një lidhje.
Por si është e vërteta? Pavarësisht zërave që mbështesin dyshimet, burime të Anabel.al shprehin të kundërtën. Sipas tyre, ky lajm është i rremë dhe Tuna nuk është shtatzënë.
Kjo nuk është hera e parë që një pyetje e tillë ngrihet për Sejdiun.
Edhe në vitin 2014, kur ajo ishte ende në një lidhje me Cozman, mediat dyshuan se ajo ishte shtatzënë, por lajmi u përgënjështrua nga të dy këngëtarët.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje