25 vjet www
Interneti mbush 25 vjeç.
Ky zhvillim është meritë e fizikantit britanik Tim Berners-Lee.
Sot në të gjithë botën internetin e përdorin më shumë se tre miliardë vetë
Ky zhvillim është meritë e fizikantit britanik Tim Berners-Lee, i cili punonte në atë kohë në CERN.
Ai ishte autor i faqes Po ashtu ai zhvilloi edhe browser-in e parë dhe standardet themelore si protokollin e transmetimit dhe gjuhën e programimit HTML.
Fillimisht qasje në këto risi kishin vetëm shkencëtarët që punonin në CERN.
Më 6 gusht 1991 Berners-Lee e prezatoi konceptin e përgjithshëm të World Wide Web (WWW) në disa grupe lajmesh on-linë, ndër ta edhe alt.hypertext.
Kjo datë konsiderohet tani si data kur www u vu në dispozicion të publikut. Kështu pra lindi interneti, që njohim ne sot.
Heqje dorë nga paratë e mëdha
Berners-Lee nuk pranoi ta patentonte dhe komercializonte konceptin e tij dhe bëri të mundur në këtë mënyrë përhapjen e shpejtë dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij. “Atë që bëra unë, mund ta kishte bërë kushdo”, thotë babai i WWW sot.
“Ideja e për ta bërë publike World Wide Web, ishte sikur të hidhje një shkrepëse në një hambar plot me kashtë. Web-i është përhapur, për shkak se shumë individë kanë ndihmuar fuqishëm për përhapjen e tij.”
Shpesh atë e pyesin nëse nuk është i zhgënjyer që interneti është bërë kaq komercial. Berners-Lee nuk mendon në këtë mënyrë:
“Interneti duhet të jetë një hapësirë universale – aty nuk mund të përjashtojet ndonjë fushë. Ka shumë që më pyesin: a nuk jeni të zhgënjyer që në internet përhapen kaq shumë marrëzi, por askush nuk është i detyruar që t’i lexxojë të gjitha. Interneti është në tërësi vetëm një pasqyrim i jetës. ”
Gjëja më e natyrshme
Të pasurit e një faqeje interneti është bërë sot pothuajse një gjë e natyrshme. Shoqata gjermane e IT Bitkom thotë se 86 për qind e sipërmarrjeve me më shumë se dhjetë të punësuar kanë faqen e tyre të internetit.
Nga kompanitë e vogla me më pak se dhjetë të punësuar 43 për qind nuk janë të përfaqësuara në rrjet.
“Në të gjithë botën internetin e përdorin më shumë se tre miliardë vetë. Ka edhe shumë individë që kanë faqen e tyre në internet,” thotë drejtori ekzekutiv i Bitkom-it Bernhard Rohleder.
Prapashtesa më e përhapur në adresat e internetit është “.com” me 120 milionë adresa të regjistruara. Ndër adresat me domain që i referohet vendit, adresat me “.de” kapin një shifër prej 16 milionë dhe renditen në vendin e dytë pas atyre me “.cn” për Kinën.
Tags:
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje